Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.
Takimi zgjati rreth 1 orë, ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hitaj. Burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.
Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje, si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, zhvilloi sot takime me strukturat e policisë në Elbasan.
Gjatë takimit që zgjati mbi 1 orë, Hitaj ka ndarë edhe porosi për sigurinë publike dhe luftën ndaj kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike
Më herët gjatë ditës ai pati një takim me strukturat e Korçës ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat lidhur goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.
Lajmi në përditësim
Komente








