Skënderbeu kualifikohet në turin tjetër në Champions League, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 4-1 amatorët nga Irlanda e Veriut, Crusaders në ndeshjen e parë të zhvilluar në Korçë.

Heroi i ekipit kampion në Shqipëri ishte Hamdi Salihi që shënoi dy gola duke realizuar pritshmëritë, por duhet theksuar se loja e korçareve nuk ishte në një nivel shumë të lartë edhe pse përballë kishte një ekip shumë herë më të dobët.

Megjithatë rëndësi ka fitorja dhe thuajse sigurimi i kualifikimit, pasi vetëm një çmenduri mund t’i eliminonte shqiptarë në ndeshjen e kthimit. Skënderbeu e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa në minutën e 15 kalon në avantazh me Nimagën.

Mesfushori nuk e kishte shumë të vështirë të shënonte pas pasimit të Berishës brenda zonës.

Goli rriti intensitetin e lojës së vendasve që shënojnë edhe golin e dytë me Hamdi Salihin, ku meritë kanë Berisha për gjuajtjen e fuqishme, ç’ka bëri që portieri kundërshtar nuk arriti ta zotëronte duke ia dhuruar shkodranit, që nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nis e mirë për miqtë që ngushtojnë diferencën me Ouens, që dërgoi topin në rrjetë me kokë. Korçarët nuk u pajtuan me rezultatin e ngushtë duke kërkuar golin e tretë që e gjetëm em Berishën në të 76’, ndërsa për golin e katërt që vulosi gjithçka mendoi sërish shkodrani Hamdi Salihi.

Shkëmbi jep një asist perfekt për Salihin dhe ky i fundit i gjendet brenda zonës pasi kontrollon topin godet dhe tund rrjetën duke vulosur gjithçka.
/Shqiptarja.com