Skënderbeu dorëzohet në Vlorë
Luftëtari frenon Partizanin

Skënderbeu dorëzohet në Vlorë<br />Luftëtari frenon Partizanin
Java e 10 e kampionatit ka dhuruar surpriza. Flamurtari në krizë ka arritur që të mposhtë kampionët e Skënderbeut, ndërsa Partizani nuk ka përfituar nga ndalesa e korçarëve, pasi barazoi me Luftëtarin në shtëpi. Në ndeshjen tjetër të ditë Laci fitoi me Korabin.
 
E gjithë vëmendja e ditës së sotme ishte përqendruar në Vlorë, pasi Flamurtari-Skënderbeu gjithmonë ka dhuruar rezultate të papritura dhe dueli vitet e fundit ka qenë dhe është mjaft i nxehtë.
 
Trajneri italian i Skënderbeut duket se nuk e kishte mësuar historikun e këtyre përballjeve, pasi ekipi që drejton pësoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë me Shkodrën dhe Busic duke mbyllur gjithcka.
 
Skënderbeu tentoi përgjigjen, por ishte shumë e vështirë për të kapërcyer mbrojtjen vendase. Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në vendin e 5 me 12 pikë.
 
Ndërsa Skënderbeu mbetet i pari, por një pikë larg Partizanit, që barazoi me Luftëtarin duke humbur shansin për të marrë kryesimin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike