Skënderbeu ëndërron një pjesë
Dinamo e Kievit e përmbys/VD

Skënderbeu ëndërron një pjesë<br />Dinamo e Kievit e përmbys/VD
Ëndrra e Skënderbeut për të bërë surprizën në Kiev duron vetëm një pjesë. Dinamo përmbyës korçarët duke fituar 3-1 ndeshjen e parë të grupit B të Europa League.

Aventura e Skënderbeut nis në malore por përballë kishte skuadrën më të fortë të grupit.

Në stadiumin "Olimpiski" një skuadër shqiptare dëgjon sërish emocionet e himnit të Europa League dhe skuadra e Ilir Dajës është ajo që provon të ngacmojë ukrainasit.

Xhejms dhe Ali Suou provojnë të mposhtin portierin vendas por në asnjërën prej rasteve nuk tregohen të ssaktë dhe topi përfundon jashtë. Më pas është Dinamo e Kievit që fillon të tregojë supremacinë e saj dhe në dy raste i shkon shumë pranë golit me Vida dhe Gonzales.

Minuta e 39-të do të kalonte Skënderbeun dhe gjithë shqiptarët që e ndiqnin ndeshjen në delir pasi shënon Gjergji Muzaka.

Një aksion i rrjedhshëm i korçarëve finalizohet mjaft mirë që Muzaka që tund rrjetën e Dinamos me gjuajtjen e kalibruar nga jashtë zonës. 45 minutat e para përfundojnë me avantazhin e Skënderbeut por fillimi i fraksionit të dytë do të jetë fatal.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool