Skënderbeu fiton në miqësore, Gvozdenovic: Presim edhe gjashtë afrime, klubi ka bërë mirë

Skënderbeu fiton në miqësore, Gvozdenovic: Presim edhe gjashtë afrime, klubi ka bërë mirë

Ivan Gvozdenovic

Skënderbeu fitoi dje 2-0 kundër Voska Sport në miqësoren e parë të zhvilluar në fazën përgatitore. Kundër skuadrës së elitës nga Maqedonia e Veriut, bardhekuqtë nuk gabuan në Korçë, me ndeshjen që u vendos qysh në pjesën e parë nga golat e Shaqes dhe Rashicës.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri serb i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic. Për teknikun ekipi bëri mirë në 90 minuta, me klubin që ka gjetur akordin dhe ka firmosur me gjashtë futbollistë të rinj që pritet të bashkohen me grupin. Vonesa për shkak të dokumentacionit ka kushtëzuar korçarët, teksa Ivan beson se me miqësoret e radhës të tijtë do marrin minuta në këmbë.

"Falenderoj ekipin e Voskas që erdhi në Korçë për këtë miqësore. Jam i kënaqur, jo vetëm nga rezultati se kjo është një miqësore. Rezultati nuk ishte primare, pashë lojtarët sesi u vendosën në fushë dhe si i zbatuan kërkesat e trajnerit. Nuk jemi në 100 përqind, kemi tre javë që punojmë. Sot jam i kënaqur me lojtarët.

Formacioni titullar? Në Korçë nuk kemi ekip të parë dhe të dytë. Kemi 25 lojtarë. Skënderbeu është ekipi kampion. Kemi edhe pesë miqësore dhe do fitojmë minuta në fushë. Ishim në rregull sot dhe si ekip i fortë. Kemi bërë 90 minuta të mira, si lojtarët nga stoli dhe ata që e nisën titullar.

Merkato? Presim edhe pesë lojtarë. Klubi po punon fort. Kemi Xhumfo, Fletcher, Yuri dhe një lojtar tjetër që kanë firmosur, edhe Mensah gjithashtu. Problem janë procedurat për vizë dhe dokumente. Klubi i ka bërë të gjitha për këto, le të presim edhe pak për ta", tha serbi i Skënderbeut.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë