Skënderbeu fitoi 1-0 me Dinamon për javën e dytë në Superligë. Në stadiumin e Korçës vendosi një autogol i Behiratches në minutën e 49 të ndeshjes, me bardhekuqtë që sigurojnë tri pikët e radhës në dy ndeshje pas rikthimit në elitë.
Ndeshja nisi e ekuilibruar, teksa fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej një aksion nga e djathta që djemtë e Gvozdenovic të gjenin avantazhin. Krosimi i Rashicës u devijua nga Behiratche, që shënoi në portën e tij.
Skënderbeu në dy javë kampionat ka dy fitore dhe gjashtë pikë, ndërsa Dinamo dy humbje. Di Biagio ende nuk ka shijuar pikë në aventurën shqiptare. Më herët këtë të premte, Erzeni dhe Vllaznia barazuan 2-2.