Skënderbeu mposhtet nga Vllaznia, Teuta fiton me Laçin

Skënderbeu mposhtet nga Vllaznia, Teuta fiton me Laçin

Dy ekipet gjatë ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu, ku ky i fundit u mposht nga Vllaznia

Dy ekipet që luftojnë për mbijetesë, Vllaznia dhe Teuta, kanë marrë nga tri pikë në ndeshjet e sotme, duke bërë që diferenca prej 1 pike të mos ndryshojë. Kështu, Vllaznia ka mposhtur kryesuesit e Superiores, Skënderbeun, me rezultatin 2-1. Me të nisur ndeshja, Ribaj ka kaluar në avantazh shkodranët.

Miqtë nga Korça kanë barazuar në minutën e 20-të me anë të Sowe. Do të ishte sërish Ribaj që në limitin e pjesës së parë kaluan sërish Vllazninë në avantazh, 2-1. Në pjesën e dytë Skënderbeu ka luajtur më mirë, por shkodranët kanë mbrojtur me fanatizëm rezultatin.
Në ndeshjen tjetër, Teuta ka vuajtur shumë për të marrë fitoren 1-0. Goli i suksesit është shënuar në minutën e 85-të nga Shkalla. Laçi thyhet pas 3 fitoreve radhazi, por mbetet në vend të tretë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?