Skënderbeu mund 3:2 D.Kiev por
eleminohet nga Europa League/VD

Skënderbeu mund 3:2 D.Kiev por<br />eleminohet nga Europa League/VD<br /><br>
Skënderbeu ka shënuar fitoren e parë në fazën e grupeve të Europa League, pas triumfit me përmbysje ndaj Dinamos së Kievit. 

Sfida e cila u luajt pa tifozë në "Elbasan Arena", përfundoi 3-2 për korçarët me gola të Lilaj, Adeniyi dhe Soëe. Me këtë fitore Skënderbeu arrin kuotën e pesë pikëve pas pesë ndeshjeve të luajtura (1 fitore dhe dy barazime). 

Të parët kaluan në avantazh ukrainasit me anë të Viktor Tsigankov në minutën e 16. Korçarët reaguan menjëherë duke barazuar shifrat në minutën e 17 me anë të Sabien Lilaj i cili shënoi nga rreth 35 metra duke mposhtur portierin e miqve. Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 1:1, pavarësisht se rastet nuk munguan për të dyja ekipet. Por surpriza i takon fraksionit të dytë të lojës. 

Të besuarit e Ilir Dajës hidhen në sulm dhe përmbysin rezultatin në 2:1 me anë të Adeniyi në minutën e 53-të. Duke mos iu pajtuar me rezultatin, ukrainasit hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, por është sërish Skënderbeu i cili gjen golin e tretë në minutën e 57 kur Sowe gjeti rrugën e rrjetës duke mposhtur për herë të tretë portierin Buschan. Në minutat e fundit të takimit ukrainasit ngushtojnë rezultatin duke shënuar golin e dytë me Rusyn. Në sfidën tjetër Partizani i Beogradit mundi Young Boys-in 2:1, duke marrë vendin e dytë në renditje, kështu skuadra serbe siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League.

Aventura e skuadrës koçare përfundoi  sonte edhe pse ka një ndeshje për të luajtuar.

Pa ndeshjes në fjalën e tij për shtyp kapiteni Shehi u shpreh: "Një fitore e madhe. Për këtë arsye, në fund u zumë pak në panik. Ishim në rezultatin 3-1. Pësuam një gol që mund ta evitonim, por në fund morëm një fitore ndaj kundërshtarit më të fortë të grupit, dhe jemi të kënaqur. Pas ndeshjes tonë, duhet të shohim edhe kundërshtarit. Për fatin tonë të keq, Partizani fitoi dhe ne u eliminuam. Por ne, do të shkojmë të luajmë ndeshjen e fundit për të bërë krenar të gjithë tifozët tonë”.

Ndeshja e ardhshme e Skënderbeut do jetë pikërisht ndaj zviceranëve në transfertë. Sfida e parë në "Elbasan Arena" përfundoi barazim 1:1. 


Renditja në Grupin B
renditja

VIDEO/ Në minutën e 91 ngushton rezultatin Rusyn në 3-2 

VIDEO/ Në minutën e 56 shënon Soue duke e çuar rezualtatin në 3:1

VIDEO/ Në minutën 52 skuadra e Skënderbeut kalon në avantazh Xhejms

VIDEO/ Në minutën 16 Dinamo me Shigankov shënon golin e parë duke kaluar në avantazh skuadrën

VIDEO/ Në minutë e 17 skuadra e Skënderbeut barazon rezultatin me Sabjen Lilaj

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE