Skënderbeu rinovon me ish-in e Lazios, dy futbollistë jashtë planeve

Skënderbeu rinovon me ish-in e Lazios, dy futbollistë jashtë planeve

Skënderbeu duke festuar

Skënderbeu në sezonin 2023-24 do jetë pjesë e Superligës. Pas një edicioni në nivelin e dytë të futbollit në Shqipëri, korçarët u shapllën kampion të Kategorisë së Parë dhe morën të drejtën për të luajtur në elitë. Presidenca në Korçë vendosi t'ia besojë edhe për një sezon ekipin trajnerit serb Gvozdenovic, teksa kanë ardhur edhe rinovimet e para.

Mësohet se mesfushori Dean Liço do jetë pjesë e klubit edhe për dy sezonet që vijnë, duke gjetur akordin me drejtuesit. Korçari 23-vjeçar ka dalë nga moshat e bardhekuqve, teksa ka qenë pjesë e moshave edhe të Leganes, Sporting Lisbonë, Lazio apo edhe Ascoli.

Pas aventurës me Partizanin në Superligë, Liço kaloi në Korçë dhe sezonin që u mbyll luajti 23 ndeshje në Kategorinë e Parë. Veç rinovimeve, duket se jashtë planeve të klubit janë mbrojtësit Ramin Aliu dhe Oltion Rapa.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK