Skënderbeu shtang Kukësin në Korçë, asist Partizanit për titullin

Skënderbeu shtang Kukësin në Korçë, asist Partizanit për titullin

Autori i golit Bruno Dita

Bojkoti ndaj dhunës është ndalur dhe këtë fundjavë është rikthyer Superliga e cila ka nisur me një surprizë jo të vogël.  Skënderbeu, skuadra që kishte një ecuri tepër negative ku në 11 ndeshjet e fundit kishte fituar vetëm një, ka marrë tre pikët ndaj Kukësit që e ka mundur me rezultatin minimal 1-0.

Golin që vulosi fatet e ndeshjes e realizoi Bruno Dita në minutën e pestë.  Kukësi tentoi të barazonte përgjatë gjithës pjesës së mbetur të lojës, por edhe pse Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë verilindorët nuk ia dolën të merrnin të paktën një pikë.

Me këtë fitore Skënderbeu bën të prekshëm arritjen e objektivit për Kupat e Europës pavarësisht se ende pritet se çfarë do të ndodhë me gjyqin ndaj UEFA-s në CAS. Ndërkohë korçarët i japin edhe një asist Partizanit për titullin pasi në rast fitoreje të ‘demave’ nesër kundër Teutës diferenca me Kukësin ndjekës do të shkonte në 9 pikë.

Po të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të kampionatit për javën e 25, Kastrioti-Tirana dhe Laçi-Flamurtari.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie