Skënderbeut i bllokohet merkatoja prej gjobës 1 mln euro? Takaj e mohon: S’ka asnjë bllokim nga UEFA

Skënderbeut i bllokohet merkatoja prej gjobës 1 mln euro? Takaj e mohon: S’ka asnjë bllokim nga UEFA

Skënderbeut i është bllokuar merkatoja për shkak të gjobës 1 mln euro nga Uefa.Ky ishte lajmi i përcjellë sot në shtypin e përditshëm për të cilin Report Tv kontaktoi menjëherë me Presidentin e korçarëve Ardian Takaj i cili tha shkurt dhe qartë: “Jo nuk ka asnjë bllkim nga Uefa”. Por më vonë edhe vetë klubi korçar reagoi në lidhje me këtë zhvillim duke sqaruar se nuk ka asnjë letër apo ultimatum zyrtar mes Uefas dhe klubit Skënderbeu për bllokimin e merkatos si pasojë e gjobës 1 mln euro. Ekipi korçar sqaron se e gjithë vëmendja është e përqëndruar tek puna intensive për sezonin e ri.

REAGIM

Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online, KF Skënderbeu mohon kategorikisht se ka një ultimatum, letër apo njoftim zyrtar midis palëve për bllokimin e merkatos si pasojë e gjobës 1 milion Euro të vendosur nga UEFA.

KF Skënderbeu vijon punën intesive për sezonin e ri!

Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Takataka: 24/08/2020 12:49

    Nuk futet draperi ne thes z. Takaj gjoben do ta paguash nje ne nje deri ne qindarken e fundit ne burg do te perfundosh o plere e Korces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë