Skënderi: 4 miniqytetet brenda Tiranës që do të bëj, po fitova zgjedhjet

Në studion e "45 minuta", Skënderi ka paraqitur planin e tij për qytetin, që u ka prezantuar qytetarëve në këtë fushatë elektorale. Një kryeqytet i ndarë në 4 zona të ndryshme, ku çdo qytetarë mund të zgjedhë vetë se ku dëshiron që të jetojë.

"Tirana historike, do ruajmë në maksimum këto element. T'i kthejmë në zona që frekuentohen nga turistët. Në fund të bulevardit të ri aty do të bëhet  lagjja e biznesit, aty le të bëhen kulla 100 katëshe, do të quhet ndryshe Tirana e inovacionit.  Nga ish-sheshi  "Shqiponja" te kthesa e Rinasit, bizneset më të mëdha janë të përqendruara aty. Nuk do jetë më autostradë, por bulevard i madh me shatërvanë, se duhet të jenë në shërbim dhe të ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Tirana e qetësisë. Me vila të thjeshta, jo geto pasanikësh. Mes natyrës dhe gjelbërimit, të frekuentuara nga njerëz të thjeshtë, me çmime modeste", u shpreh Skënderi.


Lajmi kryesor:

Skënderi: Fushata ka kushtuar aq sa do e përballoja nga xhepi im, 4 miniqytetet në Tiranë që do ndërtoj


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025