BD vë 'kushte', Skënderi: Moskandidimi në 4 qarqe rregull i panegociueshëm për këdo që bën koalicion me ne! Do pranojmë çdo vendim të 'Kushtetueses' për Kodin

Anëtari i Bordit të Bindjes Demokratike Arben Skënderi, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se BD e kishte paralajmëruar dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Këtu ai shtoi se BD do të pranojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese ndërsa shtoi se beson të institucionet shqiptare.

"Çdo gjë që lind në arenën politike shqiptare është e financuar nga dikush. Kish paralajmëruar prej dy muajsh se me tu ngritur Gjyakta do e çojmë këtë nen. Marifetet politike në këtë vend nuk kanë të ndalur.  Mjaft me marifete dhe pazare,njerëzit mbidhen nëpër tavolina. Tryeza politike mbi institucione për të bërë pazare.

Nga ky moment është në duar te tyre se çdo të ndodhë me këtë nen. Është përgjegjësia e tyre në atë se çfarë është e rëndësishme për qytetarët, vota. Përpjekja jonë e përditshme është për tu dhënë mundësinë qytetarëve që përpjekja e tyre të kthehet në votë. Ne besojmë te institucionet shqiptare. Ne venimin e Gjykatës cilidoqoftë ai do e pranojmë", tha ai.

Duke theksuar se nuk do ta respektojnë vendimin e kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe të vendit, ai shtoi se çdo parti që nuk respekton këtë rregulli përjashton vetes mundësinë e koalicionit me BD. I njëjti rregull vlen dhe për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallin.

"Koalicione ende, marrëveshje bashkëpunim ka rrugës janë duke u  bërë, por koalicione jo. Nuk pranojmë që të shkelim parimet bazë mbi të cilat po hyjmë në këto zgjedhje. Nëse Topalli kërkon të kandidojë në 4, përgjigjia jonë për koalicion është Jo. Nuk pranojmë të hyjmë në koalicion me këdo që shkel parimet bazë. Parimet janë shumë të rëndësishme, sepse nuk respektohen parimet dhe përfundojmë të gjithë në pazare. Ne e kemi thënë publikisht, gjithë formula e konkurimit në 4 qarqe se zbatojmë.

Mbi të gjitha një votë më tepër kush mer nga garuesit e partive ai shkon në Kuvend. Unë po përgjigjem në mënyrë elegante sepse skam marrëveshej të shkruar, ky do të ishte kushti i parë por jam i  biundur se edhe ajo ka të njëjtat parime. Këto janë parime logjike, por të pyesësh dhe një qytetar në rrugë. Asnjë qytetar se kupton pse vota e tij nuk mund të kthehet direkt në numër. Qytetarët e kanë mendjen te hallet e veta, jo te kryetarët e partive", shtoi më tej ai.

Në fund tha se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do të kandidojë në Tiranë. "Unë nuk i kam kërkuar asgjë as Patozit as vetes por besoj se do jem garues në Tiranë", tha Skënderi në një intervistë me gazetarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion