Në internet po qarkullon një video e pazakontë e një propozimi për martesë në Stamboll. Dy të rinj në Turqi u janë bërë viral pasi djali i kërkoi dorën të dashurës mes protestave dhe përballë policisë dhe protestuesve.
Turqia po përjeton tensione të forta me protesta kundër Recep Tayyip Erdogan dhe në mbështetje të kryetarit të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Protestuesit, të mbuluar me shalle për t’u mbrojtur nga gazrat lotsjellës të policisë, po kërkojnë lirimin e Imamoglu.
Një nga momentet më të spikatura që ka bërë xhiron e rrjetit ishte ai kur një protestues i propozoi të dashurës së tij pikërisht përballë mburojave të policisë. Vajza e pranoi propozimin dhe momenti i veçantë u dokumentua me foto dhe video që po shpërndahen gjerësisht.

Komente

