Akuzohet se nxiti të miturat të konsumojnë drogë, lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë! Mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale

 Akuzohet se nxiti të miturat të konsumojnë drogë, lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë! Mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale

Gjykata e Vlorës

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rinald Rakipaj me me akuzën e nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj tre të miturave. Ngjarja u regjistrua me 22 Mars. 

Gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës duke e lënë 40-vjeçarin në burg, për akuzën e nxitjes së konsumimit të lëndës narkotike. Sa i përket akuzës tjetër, të referuar nga policia, të dyja palët kanë mohuar të kenë kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa pritet që të dalë edhe ekspertiza. 

Rakipaj dyshohet se bashkë me një person tjetër, që është vënë nën hetim, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajzat e tjera të mitura, 15 dhe 16-vjeç, që të konsumojnë lëndë narkotike. Ai ka deklaruar në polici se fliste prej disa ditësh me njërën nga vajzat, e cila sipas tij, i ka thënë se është 18-vjeç. Kur është takuar me të renë më 22 Mars, ajo i ka kërkuar që të bëjnë një xhiro me makinë së bashku me dy shoqet e saj. 

40-vjeçari ka deklaruar se kanë shkuar në Novoselë dhe Akërni, por nuk kanë gjetur lokale hapur dhe më pas janë kthyer në një hotel në zonën e Skelës.  Gjatë qëndrimit në dhomë, Rakipaj ka thënë se ka konsumuar tre birra dhe kokainë. Kur 40-vjeçari ka qenë në gjumë, njëra nga vajzat ka konsumuar kokainë ndësa dy shoqet e kanë filmuar. Rakipaj ka mohuar në mënyrë kategorike se ka kryer marrëdhënie seksuale, duke thënë se kanë konsumuar vetëm kokainë. 
 
Në telefonin e njërës prej vajzave është gjetur një video ku njëra prej tyre thith kokainë. Në dëshminë e tyre, vajzat kanë thënë se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeneli: 27/03/2025 22:11

    O rinald te mori ne qaf albanua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar