Ata kanë të njëjtën gjatësi, të njëjtën fytyrë dhe të njëjtën stil flokësh. Binjakët Edmond dhe Eduard Trushi, ndajnë gjithçka në jetë. Edhe "profesionin"!
 
Vëllezërit 30-vjeçarë u arrestuan nga policia në Cuneo, pasi akuzohen për grabitjen e 100 shtëpive. Binjakët identikë në çdo detaj dallohen vetëm nga tatuazhet.
 
Në shtëpinë e tyre gjatë kontrollit të policisë u gjetën 25 mijë euro kesh, dy makina të shtrenjta, dy ora Rolex si dhe sende të çmuara me një vlerë total 300 mijë euro.
 
Binjakët do të dalin para gjykatës për akuzën e grabitjes, dhunë rezistenncë dhe plagosje të oficerit të policisë.

Mediet italiane i kanë pagëzuar me emërtimin “vëllezërit Lupin”, ashtu si personazhi i njohur i filmave me kartonë, ndërsa në Shqipëria atyre u shkon përshtat emërimit “skifterët”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)