Shorti i turit të dytë kualifikues të Conference League e vendosi Vllazninë përballë rumunëve të Kraiovës, një kundërshtar më i fortë në letër por që te shkodranët nuk ka krijuar frikë aspak.
“Asnjë lloj preference, mund të binte edhe më e fortë, por edhe më e lehtë. Ne na ka rënë me një skuadër historike për Rumaninë. Dimë që luajmë ndaj një kundërshtari që ka objektiv për t’u kualifikuar më tej,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Kraiova sezonin e kaluar u eliminua nga Laçi, por trajneri Josa thotë se ajo i përket së shkuarës dhe s’kanë çfarë mësojnë nga ajo ndeshje. Trajneri i shkodranëve u ndal edhe te merkato ku saktësoi se i ka kërkuar klubit të mos nxitojë, pasi lojtarët që do ketë për Europën duhet të jenë edhe për vazhdimësinë e sezonit.
“Nuk duhet të mendojmë shumë për Europën, por për të dyja. Qoftë për Europën ashtu edhe për konsolidimin e skuadrës. Ajo që i kam kërkuar presidentit dhe drejtuesve të klubit është që lojtarët të cilët do jenë në stërvitjen e parë të jetë edhe për vazhdimësinë e sezonit,”-deklaroi Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Përgatitjet për Kupat e Europës Vllaznia i nisi të mërkurën e 15 qershorit, ndërsa ndeshja e parë e kësaj përballje do luhet në Shkodër me 21 korrik, e kthimit një javë më vonë.
Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
19.8%
-
JO
75.1%
-
NUK E DI
5.1%
Vota total: 374
Lajme të tjera
-
Aksident me vdekje në Fier, makina përplas këmbësorin 52-vjeçar
13 Gusht, 22:37
-
Ben Andoni: I kujt është atdheu dhe fabulat e sotme të politikës?!
13 Gusht, 22:31
-
'Big Brother' të fortëve në burg! SPAK kërkon mbikëqyrjen e 10 të burgosurve, dyshohet se urdhëruan atentate muajt e fundit
13 Gusht, 22:14
-
Mero Baze: Opozita që feston vrasjen e policit të lagjes
13 Gusht, 22:04
-
VIDEO/ Mesazhet nga të rinjtë që ndriçuan Tiranën në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
13 Gusht, 22:03
-
Para vizitës zyrtare në Kosovë, Haradinaj i shkon në zyrë Begajt: Patëm një bisedë vëllazërore
13 Gusht, 21:53
-
Si sollën kinezët gripin ‘Hong Kong’ në Tiranë, mjeku i njohur tha se vdiqën 300 persona
13 Gusht, 21:42
-
Pas Evi Kokalarit, këto janë 'amerikanët' më të rëndësishëm që i shkojnë në zyrë Sali Berishës
13 Gusht, 21:39
-
(FOTO) Rrëzohet pema në Korçë, zë poshtë dy makina
13 Gusht, 21:22
-
Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes! Errësira favorizon autorin
13 Gusht, 21:18
-
Paketa për mbrojtjen e mjedisit me vlerën më të madhe ndonjëherë! Biden nënshkruan ligjin
13 Gusht, 21:04
-
U plagos sot në Kuçovë, kush është Admir Bejo! Në 2007 bashkë me të vëllanë tentuan që të vrisnin 2 vëllezërit për një vajzë
13 Gusht, 20:53