Skivi konfirmon lidhjen me 
Samantën, fansat i urojnë

Skivi konfirmon lidhjen me <br />Samantën, fansat i urojnë
Visar Shala, i njohur ndryshe si Skivi, menjëherë pas publikimit të bashkëpunimit me Samanta Karavellan me titull 'SS', është diskutuar për një lidhje me këtë të fundit.

Dyshja ka qenë e pandarë dhe fansat kanë pyetur shpesh nëse ka diçka mes tyre veç marrëdhënies profesionale.

Skivi mesa duket ka zgjedhur të mos i lërë shumë në pritje ndjekësit e tij dhe ka postuar një foto në Instagram ndërsa përqafohet me një vajzë, që mendohet të jetë Samanta. "Skivi n'lidhje?"- shkroi reperi nën foto dhe kaq mjaftoi që fansat e tij të 'tërbohen' dhe t'i urojnë të dy në sektorin e komenteve.

Ende asnjë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin, por ne po zgjedhim ta quajmë si të tillë foton e postuar nga Visari.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

55/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)