Skocezi Alan Andoni: Ju tregoj
si janë "Shqiptarët para pasqyrës"

Skocezi Alan Andoni: Ju tregoj<br />si janë 
Në panairin e sapoçelur të librit në Tiranë, edhe pse këtë vit vjen më i reduktuar, nuk mungojnë risitë dhe surprizat. Pranë një stende vëmë re një të huaj të veshur me kostum kombëtar skocez. Është Alan Andoni, autori librit “Shqiptarët para pasqyrës”, të cilin e ka botuar një vit më parë në Angli. Preferon të prezantohet me pseudonimin e tij letrar edhe pse emri skocez është ndryshe.

Mjafton ta pyesësh se pse shkruan për shqiptarët dhe ai mund t’i përgjigjet shqip pyetjes. "Kam shkruar libër për shqipatrët sepse doja tu tregoja të huajve sesi shqiptaret janë në të vërtëtë. Origjinali është në anglisht dhe është shitur shumë mirë kryesisht për turistë dhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë", tha ai.
  
Alan Andoni tregon se vitet e shkollimit të tij i bëri në Angli, në Irlandën e Veriut dhe Skoci dhe prirej të vinte re diferencat botëkuptimore të këtyre popujve. Për Shqipërinë kishte dëgjuar nga lajmet në radio që në vitet ’70.  Kur kontaktoi me vendin tonë, i pëlqeu njerëzit, dhe nuk i vjen mirë që paragjykohen si mafiozë apo banditë.

"Kur kam ardhur në Shqipëri të huajt më kanë thënë se Shqipëria është vend i mafias dhe drogës. I kam thënë jo, çdo vend ka diçka të keqe dhe diçka të mirë", shprehet Andoni.
 
Në të vërtetë libri karakterizohet nga nota kritike për karakterin impulsiv dhe të ngutur të shqiptarëve dhe satiririzon sjelljet e ndryshuara në periudhën e tranzicionit poskomunist.

Këshilla më e preferuar e Alan Andonit është se duhet të punojnë më shumë e të mos emigrojnë, sepse Shqipëria është një vend i pasur dhe i bukur.

Intervista

Duket sikur ka një lloj ironie ose më saktë satirë në librin tuaj për shqiptarët. Është e vërtetë?
Duhet kuptuar se edhe pse shumë çështje të vëzhguara nga unë janë ekzagjeruar për efekt humori, sepse libri ka vërtetë pak satirë, thelbi i së vërtetës sesi janë shqiptarët maskohet me shaka të buta. Unë e kuptoj që shqiptarëve disa vëzhgime mund t’ju duken të sikletshme, por edhe nëse ata vetë arrijnë të vënë në lojë dobësitë e tyre, kjo u jep një mundësi për reflektim dhe ndryshim, sepse kam vënë re që shqiptarët presin ndryshime nga të tjerët më parë sesa të ndryshojnë vetë. Ky libër synon t’u tregojë të huajve se Shqipëria nuk është një vend i ndryshëm nga vendet e tjera, por ka të mira e të këqija si të gjitha vendet e botës. 

Çfarë dini ju për letërsinë shqiptare?
Njohuritë e mia për letërsinë shqiptare nuk janë të mira, për fat të keq, por natyrisht unë kam lexuar disa nga librat e Ismail Kadaresë dhe shumë libra që flasin për Historinë e Shqipërisë, dhe ndonjë libër të ndonjë autori tjetër që shkruan për vendin tuaj, sigurisht. Jam i prirur të lexoj shumë nga librat që flasin rreth vendit tuaj?

Cila vepra të Kadaresë keni lexuar?
Kam lexuar “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gurë”, “Piramida” dhe disa vepra të tjera që nuk i mbaj mend titullin në këtë moment. 

Sa vjet keni jetuar në Shqipëri?
Unë në Shqipëri kam ardhur e shkuar shpesh, sepse në librin tim është përshkruar pikërisht përvoja që kam unë kam me shqiptarët. Dhe unë mund të them se ndihem shumë komod sa herë që vij në Shqipëri. Kam shumë miq këtu dhe kur unë takohem me ta flas me shumë respekt, sepse ata e meritojnë.

Cili është mesazhi që doni t’u thoni shqiptarëve me rastin e botimit të këtij libri?
Shqiptarët kanë vërtet disa gjëra që duhet t’i ndryshojnë. Por karakteri i tyre është që nguten dhe nuk pranojnë të punojnë me një rregull të caktuar. Ajo që dua të ndryshojnë është që të mos emigrojnë, të rrinë në vendin e tyre. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe i pasur, por ata nguten, dhe ikin, shqiptarët kanë një shprehje që nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë, një mendim i gabuar i tyre, sepse me shumë se dy mijë vjet vetë shqiptarët kanë treguar të kundërtën që kanë mbrojtur gjuhën e tyre, kanë krijuar kulturën e tyre dhe kanë luftuar për Shqipërinë. Ajo që nuk doja të ndryshonte janë kostumet tradicionale. Unë do të doja që shqiptarët të vazhdonin t’i vishnin në vendin e duhur këto kostume, është interesante se çdo zonë ka kostume të bukura e të ndryshme.

Por, interesi për kostumet tradicionale është zbehur në periudhën komunizmit, sepse edhe kostumet tradicionale u ndaluan si traditë e prapambetur, por që për fat të mirë u ruajtën prej studiuesve në muze dhe u shkrua në studimet e tyre?
Nuk e dija këtë që kostumet kombëtare janë ndalur të vishen....

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë