SKOCI - Policia skoceze arreston një bandë të fuqishme kriminale që drejtonte trafikun e drogës në vend, të përbërë nga katër persona, shqiptarë dhe kosovarë. “Daily Record” ka bërë një përshkrim të historisë së shefit të bandës, kosovarit Arben Dumani nga Kosova, që e nisi jetën e tij të re në Skoci në moshën 10 vjeçare si një fëmijë plot ëndrra për t’u kthyer në shefin e një bande të rrezikshme, që “e përmbyti Skocinë me një det kokaine” vlera e së cilës arrinte në 1. 2 milionë stërlina.
Dhjetëvjeçari Arben Dumani e filloi jetën e tij të re në Skoci, larg nga toka mëmë, Kosova. 13 vjet më vonë ai u arrestua për drejtimin e një rrjeti kriminal të organizuar, i cili e përmbyti Skocinë në një det kokaine prej 1.2 milionë stërlinash.
23 vjeçari drejtonte një rrjet të krimit të organizuar, si kryetar i një grupi kosovarësh dhe shqiptarësh të vënë në shenjëstër prej Agjensisë Skoceze të Krimit dhe Drogës në kuadrin e operacionit të quajtur “Eklipsi”. Hetuesit i përgjuan katër burrat për rreth një muaj dhe kur hynë në shtëpinë e tyre, zbuluan kokainën me vlerë 1.2 milionë stërlina pranë presës hidraulike për ripaketimin e saj. Policia gjeti gjithashtu edhe fotografi të njerëzve që thithnin drogë dhe pozonin para parave. Shoferi bandës ishte Dumani.”
Në vitin 1999, vendin e lotëve e zuri buzeqëshja kur ai dhe gjashtë shokë nga Kosova filluan ditën e tyre të parë të shkollës në Glasgou. Arbeni i vogël, duke folur nëpërmjet një përkthyesi, tregoi se “Kur isha i vogël, luaja futboll dhe kisha shumë shokë. Pikturoja kuaj dhe mësoja ditët e javës në anglisht. Ishte shumë interesantë dhe atëherë isha i lumtur.”
Por, javët e fundit, ai u gjend në Gjyqin e Lartë të Glasgoë ndërmjet Albert Memisë – 25 vjeç, Fabion Ponarit – 23 vjeç dhe Gjergj Pjetrit – 28 vjeç. Të gjithë ata tani janë prapa hekurave për shpërndarje droge.
Shefi i Agjensisë Skoceze të Krimit dhe Drogës, Athol Aitken, tha: “Sasia e drogës ishte e konsiderueshme dhe do të shkaktonte një dëm të pallogaritshëm në komunitetet skoceze, ndaj unë e mirëpres vendimin e gjyqit. Kjo do të garantojë që personat e përfshirë do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre.
Operacioni “Eklips” ka synuar të hetojë, shpërndarjen e kokainës me cilësi të lartë që importohej në Skoci dhe falsifikohej duke u paketuar në fishekë, për të mashtruar shpërndarësit e drogës për pastërtinë e saj. Falsifikimi i drogave është një gjë e zakonshme e përdorur nga grupet e krimit të organizuar me qëllim që të rrisin pjesën e tyre të fitimit. Dumani dhe banda e tij kanë qenë të përfshirë në një operacion droge "të nivelit të lartë dhe shkallës së madhe" majin e kaluar. Prokurorët thanë se kokaina e tyre kishte destinacion, përdoruesit anembanë Skocisë.
Oficerët e policisë kaluan javë të tëra në ndjekje të Dumanit dhe Memisë, tek vinin e shkonin te një banesë në Glasgow. Ata përdornin banesën e zbrazët për të përzierë kokainën e cilësisë së lartë. Prokurori Andrew Miller i tha gjykatës se Dumani dhe Memia ishin të vetëdijshëm për teknikat e policisë hetimore dhe përdornin doreza për të mos lënë gjurmë pas.
Më 30 maj 2012, hetuesit hoqën tri blloqe të mëdha kokaine nga një bufe kuzhine dhe kur Dumani solli Meminë në shtëpi, zbuluan se droga ishte zhdukur. Memia njoftoi shokun e tij duke i thënë: “Hej, Luli, eja këtu sa më shpejt! Gjithçka humbi.” Por hetuesit u shfaqën dhe i arrestuan. Ata zbuluan një telefon “BlackBerry” në Mercedesin e Dumanit. Në të ishte një një foto e Memisë duke thithur kokainën e ndarë në gërma, që përcaktonin pseudonimin e tij "Diti".
Dumani dhe Pjetri u gjetën fajtorë për furnizimin e kokainës, ndërsa Memia dhe Ponari u gjetën fajtorë për të njëjtën akuzë, gjatë gjyqit.”
(a.sh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com