Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.  Edhe në Skoci ndeshja Aberdeen- Motherwell është anuluar për shkak se ka ikur energjia elektrike.

Vetëm pas 6 minutash pasi kishte nisur ndeshja një defekt në prozhektor ka lënë në errësirë një pjesë të stadiumit.  

Dritat erdhën pas disa minutash dhe lojtarët u rikthyen në fushë. Por nuk kaluan shumë kohë pas rifillimit të ndeshjes kur dritat u shkëputën sërish.

Tifozët e Motherwell, të inatosur pasi kishin bërë një udhëtim të gjatë, u kthyen në shtëpi të zhgënjyer.

Por për fat të mirë paratë e biletave nuk do të shkojnë dëm pasi do të përdoren në ndeshjen e cila do të riluhet. 

skoci





















(Njoftimi për ndërprerjen e ndeshjes)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)