Mbi 9,500 fëmijë në të gjithë vendin janë kontrolluar për skoliozën gjatë tre muajve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të depistimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026 janë ekzaminuar konkretisht 9,597 fëmijë, me synimin për të kapur në kohë problemet me shtyllën kurrizore.

Shifrat tregojnë se një pjesë e rasteve kanë nevojë për ndjekje më të specializuar. Nga totali, 701 fëmijë janë referuar për kontrolle të mëtejshme, 311 për diagnozë më të thelluar, ndërsa 10 prej tyre kanë nisur trajtimin.

Programi synon jo vetëm diagnostikimin e hershëm të skoliozës, por edhe parandalimin e deformimeve të shtyllës kurrizore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës tek fëmijët.

Nga ana tjetër, autoritetet vën  theksin edhe tek roli i prindërve dhe shkollave. Bashkëpunimi me ta konsiderohet kyç për monitorimin e vazhdueshëm të shëndetit të fëmijëve dhe ndërhyrjen në kohën e duhur, aty ku është e nevojshme.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 13:11

    Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?