Skorjet e politikës opozitariste…

Skorjet e politikës opozitariste…

Lulzim Basha, Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj

Në fjalorthin e ish-kryeministrit, fjalët “horra dhe lavire bulevardi”, ishin dikur pothuajse më të përdorshmet në debatet me emra të veçantë të ish-opozitës. Nuk kursehej ish-kryeministri të etiketonte dhe ofendonte cilindo që drejtonte gishtin ndaj shkelje të tij ligjore, ndaj abuzimeve dhe skandaleve, (apo dhe pasi e akuzonin për vrasjet makabre të 21 Janarit) që vetëm pas 8 vitesh pasi ka ikur nga pushteti, po bëhen kauza e DASH për të luftuar korrupsionin dhe penguesit e demokracisë në Shqipëri dhe Rajon.Partia Demokratike nuk do të pësojë kurrë ndryshime. Nuk do të ketë kurrë “hapje, riorganizim apo “rikthemelim të saj”. Le ta kërkojë kush të dojë. Atje në skutat e SHQUP-it, do të ketë vetëm hartues skenaresh, luftë ndaj çdo “armiku të partisë”, do të ketë vetëm spastrime dhe gjunjëzime të atyre që duan të “pijnë dy nëna”, por që nuk janë as qengja.

Por kërkuesit e thelbit të problemit që ka sot opozita e masakruar, që po shkon drejt asgjesimit nga Lulzim Basha,pyesin jo më kot “pse në Partinë Demokratike kanë mbetur skorjet e politikës, dështakët, matrapazët, pse në atë parti nuk ecën asgjë përpara por gjithçka shkon në regres” ? Dhe kanë të drejtë. Edhe kuvendi i fundit, që do të mbahet mënd nga të gjithë si “procesi gjyqsor ndaj puçistëve”, nuk solli asgjë. Sallën me “7500 delegatë”, e dominoi Emin Gjana dhe servilët e Lulzimit. Fjalimi Mark Maukut, ndoshta ishte “aksidenti” që nuk e kishte menduar askush se do të sillte përshtjellime në sallë. Ata ishin si çakenjtë, dhe prisnin me padurim përmbylljen e punimeve të kuvendit sipas skenarit të kryetarit.Pas humbjes katastrofale në zgjedhjet e 25 prillit, u krijua mendimi se në PD, nisën të dalin dhe funksionojnë dy klane,njëri i përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, që akuzonin Edi Ramën për “vjedhje të votave” dhe se “po të ishin të lira dhe të ndershme, do ti kishte fituar opozita”. Klani tjetër, është ai që akuzon Lulzim Bashën (pa përmendur termin manipulim zgjedhor) duke akuzuar kryetarin se “nuk arriti të ribashkojë, e frymëzojë sa duhet njerëzit për të votuar dhe për të mbrojtur votën”. Këta të fundit, e kishin dhe përfundimisht e kanë të pamundur të fitojnë betejën me Bashën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë