SKRAPAR - Mungesa e një ure mbi rrjedhën e lumit Osum në fshatin Brace të rrethit të Skraparit është bërë shkak për humbjen e jetës së 55-vjeçares Selvie Bejo, e cila në tentativë për të kaluar lumin është rrëmbyer nga ai dhe ka humbur jetën.
Selvie Bejo, 55 vjeçe, banore e fshatit Konak në komunën me të njëjtin emër mësohet se rreth orës 11:00 të paradites së sotme është mbytur në lumë.
55-vjeçarja kishte shkuar në komunën Gjerbëz për të kryer shitjen e produkteve të saj bujqësore dhe kur po kthehej ka tentuar të kalonte lumin më këmbë si e vetmja mënyrë për të vajtur në fshat por nuk ia ka dalë mbanë pasi është rrëmbyer nga rrjedha e ujit.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është gjetur rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes. Trupi i saj është parë fillimisht nga banorët e zonës dhe më pas është nxjerr nga policia.
Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që në fshatrat e rrethit të Skraparit humbin jetën banorët e këtyre zonave për shkak të mungesë së urave mbi lumë.
(sç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com