Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike këtë herë në qytetin e Skraparit ku policia asgjesoi 3010 rrënjë kanabis. Policia ka shpallur në kërkim kultivuesin e identifikuar si E.Q 32 vjeç banues në qytetin e Sarandës dhe në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave material edhe një armë zjarri automatik model 56 (Kallashnikov), dy krehera një sasi fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm ,si dhe katër telefona celularë të markave të ndryshme.
Shpallja në kërkim e E.Q ,sipas policisë u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, të jenë autorë të kultivimit të 3010 rrënjëve bimë narkotike kanabis
Materilaet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com