Skrapar-Një 33 vjeçar nga fshati Mollas i Skraparit është arrestuar në flagrancë pasi në banesë policia gjeti 6.4 kg kanabis gati për shitje, 1 armë zjarri me me krehër dhe fishekë.

I arrestuari është identifikuar si Leontjedh Methoxha.

Pas kontrolleve të kryera nga blutë u sekuestrua lënda narkotike, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua Mollas

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit dhe në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan operacionin policor të koduar "Mollas".

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.

Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg kanabis sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur 1 armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.