SKRAPAR- Një 41-vjeçari, i shpallur në kërkim që nga viti 2015, është arrestuar mesditën e sotme, i akuzuar për trafik droge dhe tentativë vrasje.
Në pranga ka rënë 41-vjeçari me inicialet Fatri Ibro, nipi i ish-drejtorit të policisë të qarkut të Beratit, Ajet Ibro. Mësohet se bëhet fjalë për një ngjarje të rreth katër viteve më parë, nga ku policia sekuestroi 100 kg marijuanë si dhe 1.5 gr kokainë. Kjo sasi droge po transportohej me mushkë nga Skrapari drejt Përmetit nga vëllezërit Ilirjan Ibro, 35 vjeç dhe Fatri Ibro, 37 vjeç, por përpara u dalin një grup personash të cilët tentuan që t'ua grabisnin drogën, ku dhe ndodhi përplasja me armë.
Pas hekurave përfunduan Roland Pata, 41 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tepelenë, Altin Merdani, 36 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj, Gazmor Ibro si dhe bashkëjetuesja e Patës, shtetësja me iniciale N.Z.
Komente


O populllll... Inicialet janë F.I dhe jo Fatri Ibro...
Përgjigju