Që prej krijimit të të Lëvizjes Socialiste për Integrim Skrapari është konsideruar si bastion i kësaj force politike. Vendlindja e Ilir Metës gjithnjë e ka votuar masivisht LSI-në

Por në këto zgjedhje nuk ka ndodhur kështu. Skrapari është një ndër zonat ku numërimi i votave ka përfunduar. Rezultatet përfundimtare tregojnë se Partia Socialiste ka marrë 3,547 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 2175 dhe Partia Demokratike 776 vota.

Në raport me zgjedhjet e vitit 2017, LSI në këtë bashki ka humbur afro 2200 vota, ndërsa PS ka një rritje me mbi 500 vota.

Humbja e LSI është një braktisje e Metës nga votuesit tradicionalë të kësaj zone.