Skuadër me 5 anëtarë në vrasjen e Gjyriçit në Tropojë! Një qitës, dy makina dhe 13 plumba pas shpine mbi tregtarin e naftës

Janë tre video të sekuestruara nga prokuroria e Tropojës, të cilat kanë fiksuar qartë momentin kur 5 persona në dy automjete, janë afruar dhe kanë qëlluar rreth 13 plumba mbi biznesmenin Guxim Gjyriçi, ngjarje kjo e ndodhur më 5 Janar të këtij viti. Tashmë këto tre video janë në analizim e sipër nga specialistët e filmimeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku po punohet për qartësimin e filmimit. Kamerat e instaluara në disa biznese në Tropojë, por edhe një kamera që ndodhet në ambientet e karburantit që menaxhohej nga viktima, ka fiksuar momentin kur afrohen autorët dhe qëllojnë në drejtim të Guxim Gjyriçit. Filmimet tregojnë se autori i është afruar dhe më pas e ka qëlluar rreth 13 herë me pistoletë dhe më pas është larguar me vrap, duke hyrë në një autoveturë të zezë. Qitësi nuk ka qenë i vetëm, pasi prokurorët e Tropojës dyshojnë se në këtë vrasje kanë marrë pjesë 5 persona, me role të ndara nga njëri-tjetri, të cilët fillimisht e kanë survejuar viktimën dhe më pas kanë vepruar sapo Gjyriçi ka dalë jashtë ambienteve të karburantit. Në këtë moment është futur në veprim qitësi, i cili ka shfrytëzuar praninë e disa makinave të parkuara aty afër, duke i përdorur ato si mburoja për t'u fshehur dhe më pas është shfaqur shumë afër viktimës dhe nga pas Guxim Gjyriçit, duke e qëlluar disa herë me pistoletë pas shpine. Pas vrasjes autori ka nxituar të hipë në një makinë.

Në një video tjetër të sekuestruar nga prokuroria, duket qartë se një makinë ngjyrë e zezë, largohet me shpejtësi nga dalja e qytetit të Tropojës. Pas saj një makinë tjetër e bardhë, thonë burimet pranë prokurorisë Tropojë, e ndjek me shpejtësi. Të dyja makinat kanë marrë drejtimin për në Has, ku dhe siç është konstatuar një ditë pas ngjarjes, njëra prej makinave është djegur plotësisht.

Ndërsa ka shumë gjasa që autori dhe bashkëpuntorët e tij në këtë vrasje të rëndë që tronditi Tropojën, janë larguar me makinën tjetër, që i shoqëronte. Nuk dihet me saktësi pasi nuk ka ende asnjë të dhënë të dokumentuar, nëse skuadra e qitësve ka qëndruar në Kukës, apo është drejtuar në Tiranë apo pikës së kalimit Kufitar Morinë, duke hyrë në Kosovë.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Tropojës është ende larg për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e këtij krimi. Guxim Gjyriçi administronte një pikë karburanti në qytet. Por herët në kohë, Gjyriçi dhe vëllai i tij, kanë mbajtur kontakte të ngushta me vëllezërit Haklaj, kjo për shkak edhe të miqësisë farefisnore që ata kanë pasur ndër breza. Pikërisht kjo vrasje e ndodhur vetëm pak ditë pasi kishte hyrë Viti i Ri 2020 në Tropojë, dyshohet se ka lidhje me hasmëritë e vjetra të familjes Haklaj dhe rrethit miqësor e shoqëror të kësaj familje.

Lidhja e Gjyriçit me Haklajt:

Guximtar Gjyriqi, baba i tre fëmijëve, është kushëri i largët me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës, që dha dorëheqjen nga posti më 9 janar 1998. Ende nuk dihet nëse vrasja e Guximtar Gjyriqit lidhet me ndonjë konflikt të çastit apo hakmarrje, por burime konfidenciale thanë për Shqiptarja.com se familja Gjyriqi nuk ka pasur lidhje me atë se çfarë ndodhi me Haklajt, dhe janë të vetmit që nuk kanë lëvizur nga Tropoja, duke jetuar të qetë ndër vite. Fatmir Haklaj dha dorëheqje nga strukturat e policisë së shtetit, menjëherë pasi iu vra vëllai Shkëlqim Haklaj. Ndërkohë që u vra më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës