Fakti që është vajzë nuk e ka ndaluar Klejsën, maturanten 17-vjeçare nga Përrenjasi t’i’ përgjigjet ftesës për t’u bashkuar me një grupim të ri të quajtur Skuadra Vullnetare e Reagimit të Shpejtë.
Përmes një trajnimi teorik dhe praktik ajo ka mësuar të ndihmojë ata që janë në vështirësi në raste zjarresh, tërmetesh, përmbytjesh duke plotësuar dëshirën e saj më të madhe.
“Kjo certifikata duket si gjë e vogël, por në fakt është diçka shumë e madhe për ne. Është një shtysë që të ndihmojmë njerëzit dhe na mbush edhe më shumë. Na jep një vlerësim më të madh.”- tha Klejsa Vasku, vullnetare.
Bashkë me Klejsën janë edhe 109 vullnetarë të tjerë të rinj që për një vit rresht së bashku me reparatet e emergjencave mësuan sesi veprohet në raste zjarri apo fatkeqësish.
“Ky është fundi I cili shënon fillimin e një gjeje shumë të rëndësishme në mbrojtjen civile shqiptare. Sot iu keni në dorë një certifikatë që dëshmon trajnimin aq sa ishte i mundur teorik e praktikë. Keni të varur në qafë një bexh që ju bën anëtar të një grupi që quhet Skuadra Vullnetare e Reagimit të Shpejtë.” - tha Mentor Kika, drejtor ekzekutiv i SVRSH.
Për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako këta të rinj vullnetarë mund të konsiderohen tashmë si partner të emergjencave civile.
“Por dhe bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të gjithë këtij sistemi.” - tha Haki Çako, drejtor i Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Drejtori ekzekutiv programit të skuadrës vullnetare të Reagimit të shpejtë, Mentor Kikia propozoi ndër të tjera që mbrojta e shpejtë për rastet e emergjencave duhet të futet edhe në programet mësimore si orë suplementare.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
43.1%
-
Të gabuar
50%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 160
Lajme të tjera
-
‘Vendoret’/ Kikia në Report Tv: PD në periferi, ‘lufta’ mes Ramës dhe çiftit Meta-Berisha! 3 mesazhet që dha takimi i Escobar me kreun e PL-së
13 Prill, 13:39
-
Luizëria si dëshmi e degradimit dhe injorancës së shoqërisë
22 Shkurt, 17:34
-
Kemi kapërcyer një epokë me e-Albania
15 Shkurt, 19:17
-
Dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të likujdohen në 2023! Çako: Komisione të reja për të rivlerësuar dëmshpërblimet
31 Tetor 2022, 15:10
-
Me javë të tëra në luftë me flakët, zjarrfikësit në Shqipëri 'me armë' 50 vite të vjetra! Financimet minimale
10 Gusht 2022, 14:01
-
Situata e zjarreve, Haki Çako: Shqipërisë i duhen pajisje shtesë! Emergjencat civile janë në gatishmëri dhe të përgatitura për çdo rast
10 Qershor 2022, 11:07
-
‘Lufta’ në PD, Kikia: Basha duhet të japë dorëheqjen, por nuk do ta bëjë! Situata mund të shkojë në konfrontime fizike! Çupi: Berisha do të destabilizojë vendin
13 Dhjetor 2021, 19:18
-
Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë
12 Dhjetor 2021, 07:23
-
Zbardhet Shqipëria, temperatura të ulëta e reshje dëbore, bllokohen fshatra malorë! Korça, Llogaraja e Thethi 'veshin' mantelin e bardhë! Rruga e Arbrit e kalueshme me zinxhirë
30 Nëntor 2021, 08:45
-
Mentor Kikia: Si mund ta bësh një fëmijë të ndjehet fajtor vetëm sepse është i shëndetshëm dhe nuk mund të jetë një 'yll', sipas standartit të Albi Nakos?
14 Tetor 2021, 19:49
-
Situata në PD, Basha dhe Berisha, Nesturi për Report Tv: Hiq një Lul vër një Lul tjetër! Kikia: Të ishin në burg
12 Tetor 2021, 21:45
-
Nga Didi te Veliu, fati i drejtorëve të policisë gjatë Rilindjes, përse u dorëhoqën të gjithë dhe askush s’përfundoi mandatin 5 vjeçar?
6 Tetor 2021, 13:32