Edhe pse e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë në Itali dhe pranë familjes, për Kristjan Asllanin ka interes edhe nga Turqia. Sipas gazetës 'Sabah', Besiktasi ka "hedhur grepat" për të afruar në ekip 23-vjeçarin, por ende nuk ka një përgjigje nga përfaqësuesit e tij.
I huazuar gjatë verës 2025 nga Interi te Torino, pas vetëm disa muajve me ekipin 'Granata' Asllani është jashtë planeve teknike dhe sportive, andaj mesfushori do rikthehet te Interi për një tjetër lëvizje.
Veç Besiktas, interes për të ka edhe nga Girona në La Liga, Paris FC në Ligue I dhe Parma, Sassuolo, Genoa apo Fiorentina në Serie A. Me Asllanin që e ka bërë të qartë se dëshiron një ekip me ide dhe objektiva të qarta jo jashtë Italisë, do jetë Interi që duhet të vendos për të ardhmen e tij.
?Beşiktaş'ta Kristjan Asllani sesleri
? https://t.co/atRKVUlzz3
Foto: AFP pic.twitter.com/NEr34LipgP— NTV Spor (@ntvspor) January 19, 2026
Komente









