Skualifikimi i paprecedentë në Formula 1, Ferrari tregon pse Hamilton dhe Leclerc u përjashtuan nga Çmimi i Madh i Kinës

Skualifikimi i paprecedentë në Formula 1, Ferrari tregon pse Hamilton dhe Leclerc u përjashtuan nga Çmimi i Madh i Kinës

Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton

Drama që pësoi Ferrari në Çmimin e Madh të Kinës me skualifikimin e dy pilotëve Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc tanimë e ka një përgjigje, kjo pasi vetë skuderia italiane sqaroi situatën. Gjithçka lidhet pasi makinat e tyre nuk respektonin rregullat.

Në peshimin e rregullt pas garës, makina e Leclerc ishte një kilogram më e lehtë se minimumi i lejuar, me peshë 799 kg në vend të 800, ndërsa Hamilton u skualifikua për shkak se pllaka në dyshemenë e pasme të makinës së tij ishte e veshur më shumë se sa lejohej, që do të thotë se ishte gjysmë milimetri më e hollë se sa duhej.

“Sa i përket Hamiltonit, ne jemi fajtorë për keqvlerësimin e veshjes së dyshemesë së pasme”, deklaroi Ferrari, duke shtuar se ata nuk kishin ndërmend të fitonin një avantazh, por se do të mësonin nga këto gabime në mënyrë që ato të mos përsëriten në garat e ardhshme.

Leclerc kaloi vijën e finishit në vendin e pestë dhe Hamilton në të gjashtin, por tre orë pas garës ata u skualifikuan dhe humbën respektivisht 10 dhe 8 pikë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Papa Françesku letër urimi: Përshëndetje vëllazërore në dashurinë e Krishtit

Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Papa Françesku letër urimi: Përshëndetje vëllazërore në dashurinë e Krishtit