Sekuestrohen 98 kg drogë/ Si u kapë babë e birë në Sarandë, pranga edhe një 31-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione në Saradnë dhe në Vlorë ku në pranga kanë rënë tre persona. Konkretisht në qytetin e Sarandës policia  në sajë të operacionit të koduar 'Shëndëllia' ka vënë në pranga babë e birë K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), pasi në banesë u janë gjetur rreth 83kg lëndë narkotike si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Ndërsa në qytetin e Vlorës është kapur një sasi tjetër droge, prej 15 kg, e cila u gjet në makinën me të cilën po udhëtonte shtetasi G.H 31-vjeç banues në Kotë të Vlorës. Arrestimi i  tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohen me sukses dy operacione policore antidrogë të koduara "Shëndëllia" dhe "Kota"

Sekuestrohet në total 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.

Arrestohen në flagrancë 3 persona.

- Në Sarandë, u finalizua operacioni antidrogë "Shëndëllia".

Në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione në rrugë operative se dy shtetas dispononin lëndë narkotike në banesë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme  kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor antidrogë të koduar "Shëndëllia".

Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

- Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë  i koduar "Kota"

Në kuadër të këtij operacioni Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur bllokimin e një  automjeti tip "Mercedes Benz" në aksin rrugorë "Lapardha-Kotë", Vlorë, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin