Skulptura/ Monumenti i 100
vjetorit shkatërrohet për skrap

Skulptura/ Monumenti i 100<br />vjetorit shkatërrohet për skrap
TIRANE- Ky objekt që shihet në këto foto, mund të jetë çdo gjë tjetër, por jo më Monument i 100-vjetorit të Pavarësisë. Pllakat metalike të zhdukura dhe disa prej tyre të deformuara, që “i kanë rezituar” zhvatjes, në qendrën e qendrës së Tiranës dhe vetëm 20 metra larg Bashkisë së kryeqyetit, e bëjnë Monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë të duket si një kazan i përmbysur plehrash. Kjo mund të duket kështu për disa, sepse për disa të tjerë më pak të përgjegjshëm kryen funksionin e një banje publike.

Emrat e firmëtarëve të pavarësisë janë “dubluar” me fjalë e vizatime erotike dhe me zhgarravina banale. Kur filloi grabitja e pllakave të para metalike, dy vjet më parë, vetëm pak muaj pasi u ngrit Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, më 28 nëntor 2012, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare Rubens Shima, që ishte në komisionin e festimeve të pavarësisë është shprehur për gazetën “Shqiptarja.com” se vetëm njëra nga ato pllaka kushton 150 euro, sepse janë të bëra me alizhe metalesh të kushtueshme. (Me sa duket, grumbulluesit e skrapit ua kanë mësuar vlerën).

Zhvatja dhe zhdukja e plakave nga objekti është shpeshtuar. Nëse dy vjet më parë shkulja e dy pllakave përbënte lajm, sepse ende ruante statusin e një monumenti, kur u shkulën edhe katër të tjera, kjo pothuajse nuk përbënte më lajm. Monumenti është lënë në mëshirën e fatit. Tashmë është në këtë gjendje, si një rrangallë metalike e përçunduar, e lëshuar në mes të parkut “Rinia”.

Ja kështu, si një hedhurinë, ka përfunduar Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, jo pak, por plot 450 mijë euro.
 
Historia e monumentit
 
Monumenti i 110-vjetorit të pavarësië u ngrit sipas një projekti të shpallur fitues nga konkursi ndërkombëtar i Galerisë Kombëtare të Arteve në vitin 2012. U realizua në Austri. Vepra është 6,4 metra e lartë dhe rreth 5,5 metra e gjerë, duke përfshirë edhe rrugën pedonale, për të kaluar në nëpër të. Autorët e projektit janë dy arkitektë që jetojnë në Gjermani: Visar Obroja dhe Kai R. Kiklas.

Ky monumenti u shpall nga Komisioni Shtetëror nën qeverisjen e ish-kryemistrit Sali Berisha, monumenti fitues i 100-vjetorit të Pavarësisë. Më parë për të u zhvillua konkursi në GKA, në të cilin morën pjesë 61 artistë shqiptarë dhe të huaj.

Projekti fitues nuk u prit mirë nga rrethet akademike dhe intelektualët e vendit. Ideja e tyre ishte që në atë 100-vjetor të bëhej një përmendore madhështore e Ismail Qemalit që shpalli pavarësinë. Debatet vijuan për muaj me radhë. Të intervistuarit në media e quajtën “kioska” e pavarësisë, madje ndonjë historian i njohur, më i guximshëm arriti ta quante edhe “si banjë publike”. Në fakt këtë “funksion” për fat të keq objekti e mori vetëm pak muaj pa ngritjes së monumentit...

U kontestua mediatikisht edhe kostoja e lartë. Ndërtimi i këtij monumenti kërkonte teknologji të precizionit të lartë. Fabrika me këtë precizion nuk kishte në Shqipëri dhe më në fund realizimi i tij u mundësua nga një kompani austriake. Kostoja e realizmit final arriti në 450 mijë euro, sipas deklaratave zyrtare të qeverisë së asaj kohe.
monumenti












Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes