ATSH/ - Një ekspozitë e veçantë është çelur së fundmi në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.
Disa skulptura të realizuara nga artisti kosovar, Sabri Shaqiri, janë prezantuar në një ekspozitë në hollin e MHK-së.
Punime të skalitura në mermer siç janë peshku, portreti, akti, plisat janë punimet e Shaqirit të cilat prezantohen në këtë ekspozitë, punime këto të cilat shquhen me forma të pastërta që përkujtojnë pastërtinë e formës ideale organike të Brancusit, që njihet si pioner i skulpturës moderne dhe postmoderne.
Sipas MHK-së, ekspozita është një qasje minimaliste dhe moderne në krijimet skulpturale që dominojnë dy shprehje pothuajse të ndryshme nga mermeri në dru.
Sabri Shaqiri u diplomua në Fakultetin e Arteve Figurative - degën e skulpturës në vitin 1994, në Prishtinë, në klasën e profesorit Agim Çavdarbasha.
Ai është edhe anëtar i KAFA. Sabri Shaqiri i përket gjeneratës së artistëve të viteve '90 të skenës së artit pamor kosovar. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më datën 16 maj.

LAJMET MË TË VLERËSUARA