Skënder Gjinushi largohet nga Partia Social Demokrate! Ja kush e zëvendëson

Skënder Gjinushi largohet nga Partia Social Demokrate! Ja kush e zëvendëson

Nga sot Skënder Gjinushi nuk do jetë më kryetar i Partisë Social Demokrate. Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që emri i tij në në kryes të PSD të zëvendësohet nga Ëngjëll Bejtaj.

Largimi i Gjinushit nga partia që drejton prej vitesh vjen pas zgjedhjes si kryetar i Akademisë së Shkencave. Ai kishte paraqitur dorëheqjen nga ky post katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Ëngjëll Bejtaj është mjek në profesion dhe ka mabjtur postin e shefit te Shërbimit të Kirurgjisë pranë Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi". Më herët ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Social Demokrate.

Njoftimi i KQZ

Për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi”. KQZ vendosi zëvëndësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi me emrin e personit të kooptuar, z. Engjell Bejtaj. ​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë