Sllovaki, deklarohet fajtor vrasësi i gazetarit Jan Kuciak: Unë e qëllova në zemër

Sllovaki, deklarohet fajtor vrasësi i gazetarit Jan Kuciak: Unë e qëllova në zemër

Mirosllav Marcek, një ish ushtar i akuzuar për vrasjen e gazetarit sllovak Jan Kuciak dhe partneres së tij, ka pranuar fajësinë në gjykatë.

Në gjykatën speciale në Pezinok, Marcek pranoi se ishte ai vrasësi i gazetarit dhe partneres së tij.

Dy të pandehurit e tjerë, Alena Zsuzsova dhe biznesmeni Marian Kocner, të dyshuar si nxitës të vrasjes, u deklaruan të pafajshëm.

"Trokita, Ján Kuciak më hapi derën, e qëllova në zemër. Do të isha ndalur në atë pikë, por për fat të keq kuptova që një person tjetër ishte gjithashtu i pranishëm në shtëpi. Dëgjova zhurmë, kështu që hyra dhe e gjeta. Ajo po mundohej të fshihej ndërsa vraponte në kuzhinë, e qëllova edhe atë”, - deklaroi para trupi gjykues Miroslav Marcek, 37 vjeç.

“Nuk doja ta vrisja gruan, nuk ishte në planet e mia, por ajo ishte dëshmitare, ajo më kishte parë. Pastaj duke dalë përsëri, qëllova prapë mbi Kuciak. Më vjen keq për familjet e tyre, i pashë në TV duke rrëfyer dhimbjen e tyre. Edhe unë jam i thyer nga dhimbja, por nuk mund të kthehem prapa, nuk mund të ndryshoj atë që ndodhi ”.

Vrasja dhe hetimi

Gazetari investigativ Jan Kuciak dhe partnerja e tij, të dy 27 vjeç u qëlluan për vdekje në 21 shkurt të vitit 2018 në shtëpinë e tyre, në periferi të Bratislavës. Vrasja e dyfishtë tronditi sllovakët, aq shumë sa i nxori në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit të klasës politike.

Në fillim u supozua se vrasja ishte e lidhur me një hetim të Kuciak në lidhje me disa transferta të fondeve europiane të shtetasve italianë që banojnë në Sllovaki dhe që besohet se ishte afër 'Ndrangheta’.

Disa ditë pas krimit, ishin arrestuar shtatë shtetas italianë, të dyshuar se kishin lidhje me bandat kalabreze të cilët më vonë u lanë të lirë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë