MIAMI -  Sllovakia pranon të marrë 3 ujgurët e fundit të cilët u liruan nga burgu i Guantanamos në Kubë, më 31 dhjetor 2013.   

Tre ujgurët, ishin mes 22 të arrestuarve në Afganistan të cilët u arrestuan për akuzën e terrorizmit pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.
Zyrtarët amerikanë thanë se 3 anëtarët e minoritetit etnik nga Kina janë dërguar tashmë në Sllovaki, duke zgjidhur dilemën diplomatike se kush do të merrte 3 të dënuarit, të cilët qëndronin në burg edhe pse gjykata kishte urdhëruar të liroheshin

Zyrtarët amerikanë falenderuan Sllovakinë.  Ata thanë se ky është një hap i rëndësishëm për qëllimin e Presidentit Obama për të mbyllur burgun e Guantanamos.

Një gjykatë amerikane urdhëroi lirimin e tyre më 2008, por Ujgurët nuk mund të ktheheshin në Kinë pasi do të burgoseshin ose torturoheshin.
Në 2009 Sllovakia pranoi edhe 3 ujgurë të tjerë, pasi shtetet e tjera refuzuan për shkak të presionit të qeverisë kineze.

19 Ujgurët e tjerë janë pranuar në shtete si Shqipëri Bermuda, El Salvador, dhe Zvicra.

Në 2006 Shqipëria pranoi 5 ujgurë por refuzoi të marrë më.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)