Slovakia ndoshta do të jetë vendi ku do të mund të zhvillohen negociatat per t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Edhe pse nuk dihet një datë apo periudhë se kur kjo mund të ndodhë, njëra nga palët shpreh pëlqimin për këtë vendodhje të mundshme të zhvillimit të negociatave.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, në takimin e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putini i ka shprehur atij ofertën sllovake për të qendë vend pritës i palëve për negociata. Putin shprehu pëlqim në lidhje me këtë propozim.
"Po, ai më tha se nëse do të vijë momenti i negociatave, ata do të ishin të lumtur të ofronin vendin e tyre si vendin ku të zhvillohen ato. Ne nuk jemi kundër, nëse bëhet fjalë për këtë. Pse jo, pasi Sllovakia mban një qëndrim kaq neutral. Sipas mendimit tonë, ky pozicion është neutral dhe ky është një opsion i pranueshëm për ne",-është shprehur Putin.
Putin tha në daljen e tij përpara mediave, se Rusia krahas arritjes se objektivave, nuk dëshiron thjesht të ngrijë luftën, por ti japë asaj fund një herë e përgjithmonë.
Sa i takon Sllovakisë dhe pozicionimit të këtij shteti, ai shihet si një nga vendet anëtare të BE-së, të cilët janë skeptikë ndaj mbështetjes për Ukrainën dhe mbështesin negociatat me Rusinë.
Presidenti ukrainas Zelenskiy ka kritikuar vazhdimisht Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për tonin miqësor që Fico ka pasur ndaj Rusisë që nga kthimi i tij në pushtet në vitin 2023.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32