VLORË-Policia ka vendosur në pranga një 29-vjeçar nga Sllovakia, pasi kundërshtoi dhe goditi me grushte një efektiv policie, ndërsa theu edhe një xham në spital.
Sipas policisë, rreth orës 01:10 te ''Uji i Ftohtë'' në një hotel ai në gjendje të dehur ka prishur qetësinë publike.
Pas mbërritjes së policisë, Martin S. 29 vjeç, banues në Sllovaki është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por gjatë kohës që mjekët po kujdeseshin për gjendjen e tij, ai ka thyer një xham, nga i cili ka mbetur i dëmtuar në krahë një punonjës i policisë.
Gjithashtu, sllovaku ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë i cili e mbante nën mbikëqyrje.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë ndërsa akuzohet për ''Prishja e qetësisë publike'' dhe ''Goditje për shkak të detyrës''.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com