Slloveni, Mesi: Shqipëria, sukses në Samitin e SEECP

Slloveni, Mesi: Shqipëria, sukses në Samitin e SEECP

ZëvendësKryeministrja, Senida Mesi në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, mbajtur në Slloveni

Në cilësinë e vendit kryesues, Sllovenia mirëpriti në datat 23-24 Prill Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku temat kryesore të aktivitetit ishin pikërisht prioritetet e presidencës sllovene që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), sigurinë, perspektivën e të rinjve dhe transformimin digjital të shoqërisë.

Agjenda e ditës së parë të aktivitetit përfshiu një sesion formal të ministrave të jashtëm të vendeve të SEECP, një takim të drejtorëve politik të vendeve anëtare dhe takimin vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili zgjodhi kandidaturën shqiptare të Majlinda Bregut në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm për vitet 2019-2021.

Këshilli shërben si një strukturë bashkëpunimi për vendet e Evropës Juglindore me qëllim kryesor “promovimin e bashkëpunimit reciprok dhe integrimin euro-atlantik të Evropës Juglindore për inspirimin e zhvillimit brenda rajonit në dobi të njerëzve të saj. Në ditën e dytë, Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar mirëpriti një takim me përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve anëtare të SEECP.

Në këtë samit me temë“Bashkëpunimi në të Ardhmen i Evropës Juglindore”, Shqipëria u përfaqësua nga ZëvendësKryeministrja, Senida Mesi, e cila në fjalën e saj nënvizoi faktin se Shqipëria është maksimalisht e angazhuar në bashkëpunimin rajonal si një instrument thelbësor në integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian (BE). Sipas Mesi, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE përforcon lidhjet brenda rajonit dhe në raport me BE-në dhe ofron një perspektivë të qartë për të ardhmen.

Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal janë shumë të rëndësishme për ndërlidhjen dhe lëvizshmërinë në rajon, jo vetëm brenda Ballkanit Perëndimor por për të gjithë Evropën Juglindore.

ZëvendësKryeministrja, Senida Mesi

Mesi, gjithashtu u ndal tek dy rezultatet konkrete të samitit:

Së pari, përgëzoi  Majlinda Bregu për përzgjedhjen në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, si dhe diplomacinë shqiptare për lobimin në lidhje me këtë arritje të Shqipërisë. Së dyti, përgëzoi Kosovën për marrjen e presidencës së SEECP për vitet 2019-2020, duke nënvizuar faktin se kjo u arrit nëpërmjet konsensusit dhe parimit të gjithëpërfshirjes.

ZëvendësKryeministrja, Senida Mesi

I lançuar në vitin 1996, SEECP është një proces rajonal jo i institucionalizuar, i cili koordinohet nga shteti që mban presidencën e radhës. Misioni kryesor i tij është të ushqejë perspektivën e BE-së brenda Evropës Juglindore dhe të punojë në drejtim të konektivitetit, sigurisë, stabilitetit dhe progresit ekonomik në rajon. Presidenca kryesuese punon krah për krah me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili aktualisht është duke zbatuar Strategjinë e 2020-tës për Evropën Juglindore.

Sot, vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore janë: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia dhe Sllovenia. Shqipëria është një anëtare aktive e kësaj organizate rajonale dhe synon forcimin e dialogut politik, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes rajonal, rritjes së sigurisë etj.

Presidenca e SEECP ka rotacion 1-vjeçar (pa ndonjë rregull specifik). Ndërsa Sllovenia, kryeson SEECP-në që prej datës 1 Korrik, 2017-të, me moton kryesore “SEE4Future” (Evropa Juglindore për të Ardhmen), moto e cila reflekton përkushtimin ndaj ndërveprimit, rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe fokusin në progresin e Evropës Juglindore.

( ZëvendësKryeministrja, Senida Mesi në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të mbajtur në Slloveni

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga sistemi mbrojtës kundërajror rus! Vetëm 28 mbijetuan