SLLOVENI - Muajit e fundit, Sllovenia e konsideruar si një vend shembullor ndër vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian është futur në një krizë të thellë ekonomike ku janë ndërmarrë disa masa, por shkaqet e së cilës ende nuk janë evituar.
Fuqia ekonomike e cila bazohet tek turizmi po bie ndjeshëm ku papunësia në krahasim me vitin 2008 është dyfishuar dhe bankat e mëdha kërcënohen nga falimentimi.
Plani i Kryeministres Alenka Bratushek për daljen nga kriza, përvec rritjes së tatimeve në vlerë prej 20 në 22% planifikon edhe privatizimin e kompanisë ajrore Adria Airways, Telekomin e Sllovenisë dhe mbi të gjitha bankën e dytë kryesore në vend “Nova Kreditna Banka Maribir”.
Të gjitha këto “hapa” për programin e stabilizimit kanë si qëllim shmangien e borxhit ndërkombëtar.
Sektori bankar i Sllovenisë u godit rëndë nga kriza financiare botërore dhe kriza e eurozonës në vijim ku bankat janë zhytur në 7 milardë borxhe e barabartë me 20 % të GDP-së.
Kryeministrja Bratushek, udhëheqësja e parë femër e Sllovenisë, që prej pavarësisë së këtij vendi nga Jugosllavia, në 1991 tha se ky plan për programin e stabilizimit është rruga më e mirë për të gjithë njerëzit dhe ekonominë sllovene.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com