SLLOVENI - Parlamenti i Sllovenisë miratoi qeverinë e re të kryeministres Alenka Bratushek. Bratusek është kryeministrja e parë femër e Sllovenisë dhe partia e saj e qendrës së majtë fitoi mbi konservatorët e ish-kryeministrit Janez Jansa, i cili humbi shumicën në Parlament në muajin janar si pasojë e një skandali korruptiv.
“Jam e nderuar për të udhëhequr këtë ekip në rrugën për përmirsime dhe ndryshime pozitive. Unë jam e vetëdijshme se besimi dhe përgjegjësia janë të ndërlidhura së bashku dhe ne do të bëjmë gjithçka për të justifikuar besimin që na keni dhënë", tha Bratusek para ligjvënëvse në Parlamentin slloven.
Ajo i tha deputetëve se qeveria e saj ka në plan për të siguruar stabilitetin fiskal dhe politik, të rrisë konkurrencën dhe të konsolidojë financat publike që nuk do të reduktojnë rritjen ekonomike.
Ish-kryeministri Jansa u largua nga pushteti pas dështimit për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit, ku Sllovenia u bë pjesë e Bashkimit Europian në 2004, si dhe e Eurozonës në 2007.
Kryeministrja e re e Sllovenisë ka premtuar se do të jetë në gjendje për të rimëkëmbur bankat dhe për të shmangur borxhin ndërkombëtar pas një krize bankare që përfshiu vendin gjatë qeverisjes së paraardhësit të saj.
Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com