SLLOVENI- Reshje të shumta dëbore dhe temperatura të ulta kanë përfshirë një pjesë të mirë të Sllovenisë në këto 24 orët e fundit. I gjithë vendi është pothuajse në akull dhe 115 mijë familje kanë mbetur pa elektricitet dhe dëmet më të mëdha janë verifikuar në bimësi.
Nga një përllogaritje, thuhet se janë dëmtuar 500 mijë hektare pyje, që do të thotë 42 % e zonës pyjore në të gjithë vendin.
Roman Jakis, Ministri i Mbrojtjes slloven, gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë është shprehur se Sllovenia është e përfshirë nga “një katastrofë natyrore e shkallës së lartë”.
Sipas tij, riparimi i këtyre dëmeve të shkaktuara do të zgjasë për muaj me rradhë. Ndërkohë që Bashkimi Europian ka dërguar ndihma emergjente për Slloveninë, që vendi të dalë nga kjo krizë natyrore.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)










