Sllovenia ka rikthyer përkohësisht kontrollin në kufirin me Hungarinë. Vendimi është vlerësuar edhe nga Komisioni Europian si i ligjshëm në përputhje më marrëveshjen e Schengenit.
Në në deklaratë për mediat Komisioni Europian ka thënë se Sllovenia do të rivendosë kontrollet në pikat kufitare me Hungarinë fillimisht për një afat 10 ditor.
“Vendet anëtare të zonës Schengen, kanë të drejtë sipas marrëveshjes të rikthejnë kontrollin mbi kufijtë e tyre, me kusht që kjo masë të jetë e përkohshme. Masa të këtilla të përkohshme kanë ndërmarrë edhe Gjermania në kufirin e saj me Austrinë dhe vetë Austria në kufirin e saj me Hungarinë.” – thuhet në komunikatën e KE-së
Këto masa të përkohëshme janë ndërmarë si pasojë e valës së emigrantëve të cilët depërtojnë deri në Austri dhe Hungari.
Emigrantët për të shkuar në destinacionin final të Gjermanisë kanë zgjedhur rrugën alternative Kroaci-Slloveni-Austri, pasi kufiri mes Hungasisë dhe Serbisë është mbyllur.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com