MOSKË (AA) - Eksperti i futbollit, Leonid Slutsky është trajner i ri i kombëtarës së Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata ruse e futbollit ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër me trajnerin e ri i cili ka si synim kryesorë shpëtimin e kualifikimeve për Kampionatin evropian në Francë.
Slutsky në pozitën e tranjerit zëvendësoi Fabio Capellon, i cili u shkarkua nga kjo detyrë muajin e kaluar pas rezultatëve të dobëta dhe renditjes së kësaj skuadre në vendin e tretë në grupin G, e cila nuk dërgon direkt ekipin në Kampionatin evropian.
Kontrata e tij vlen vetëm deri në tetor kur edhe përfundojnë kualifikimet apo deri në nëntor, në rast se kjo skuadër shkon në play off.
Slutsky është trajner i parë vendor i Rusisë pas nëntë vjetësh. Në karierën e tij ai ka dy tituj kampioni, me klubin CSKA në vitin 2013 dhe 2014.
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com