Vetëm para dy ditësh u raportua se këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Casper Smart i kishin dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare.

Por për të vërtetuar që kjo gjë nuk është e vërtetë Casper u shfaq ditën e djeshme në shkollën e binjakëve të këngëtares me motorçikletën e tij.

Ai shkoi atje për të takuar këngëtaren bukuroshe J. Lo, e cila ndodhej në Los Angeles, në shkollën e binjakëve Max dhe Emme.

casper smart

Jennifer në vitin 2011 është ndarë nga partneri i saj dhe babai i binjakëve Marc Anthony.

Që prej asaj kohe ajo po përjeton romancën me 26 vjeçarin.

jennifer lopez

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)