TIRANE, 8 Janar/ATSH/-Kodak është futur në botën e smartfonëve dhe po përpiqet të bëjë një hap përpara në fotografinë mobile. Kompania ka njoftuar se ajo do të nxjerrë pajisje mobile në 2015-ën.
Pajisjet do të krijohet si pjesë e një partneriteti midis Kodak dhe prodhuesit të smartfonëve BULLITT Group. Detajet specifike mbi çfarë kjo pajisje do të ofrojë janë të pakta, por tani për tani ne e dimë se ata do të operojnë me Android.
Kthehemi në 2013-ën, Kodak zbuloi një koncept smartfoni të quajtur Instamatic 2014. Ajo ishte gjithashtu një pajisje Android me sensor 14-megapixel, video inçizim HD, flash LED, dhe një viewfinder të vërtetë.
Smartfoni i parë Kodak do të dali në janar 2015 në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas. Produkte të tjera, duke përfshirë një smartfon 4G, tabletë dhe një aparat fotografik, do të zbulohet më vonë gjatë 2015-ës./a.g/











