‘’S’më duhen titujt por paret’’, indinjohet shkrimtari Gaqo Bushaka për pensionin

Sot në ‘’Rreze Dielli’’  në rubrikën ‘’Nostalgji’’ ishte në një intervistë mjaft interesante shkrimtari Gaqo Bushaka , i cili tregoi jo vetëm për letërsinë dhe librat e tij por edhe shumë të pathëna për jetën e tij.

Ai ka një jetë që merret me letërsinë, ndërsa karrierën e tij ia ka dedikuar librave dhe përrallave për fëmijë. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë disa cmime dhe dekorata, mirëpo duket se nuk ka mbetur i kënaqur pasi nuk mjaftojnë vetëm vlerësimet por edhe vlerat monetare sipas tij.

Tashmë ai shprehet se titujt dhe lëvdatat nuk i bëjnë më përshtypje por do të donte që të rishikonin pjesën e pensionit. Ai e shpreh këtë me indinjatë:

‘’  Jo nuk më bëjnë më përshtypje, por më bëjnë përshtypje paret sepse kam një pension shumë të vogël, rreth 2 qind mijë lekë. Më kanë thënë në kryeministri që më është aprovuar për një pension të vecantë që bëjnë këta që nga 2017, por smë ka ardhur rradha akoma’’ thotë ai.

Z. Gaqo  ka treguar për jetën e tij në Gjirokastër dhe më pas zhvendosjen në Tiranë, por ndoshta shumë nga ju nuk e kanë ditur që ai profesionin e tij të parë e ka si elektriçsit, mirëpo arsyet që e cuan drejt këtij profesioni shkrimtari I shpjegon kështu:

‘’ Profesioni im i parë ka qenë elektricist. Për arsye se dy prindërit e mi kishin rroga jashtëzakonisht të vogla dhe më vdiq dhe xhaxhai në Amerikë dhe tre fëmijët e tij erdhën këtu dhe për të bërë të paktën një shkollë 7 vjecare. dhe u bëmë shumë, dhe në shpi vzhdimisht s’kemi s’kemi, unë si tip i ndjeshëm nuk durova dot dhe vajta I thash që a ka ndonjë shkollë në Tiranë që mund të rrijë në konvikt dhe më cuan te shkolla e rezervave të punës’’ shprehet ai për karrierën e tij si elektriçist.

Për një shkrimtar për fëmijë, humori është shumë i rëndësishëm. Ai e shpjegon këtë pjesë të rëndësishme si mënyrë konceptimi.

‘’ Dikush më pyeti se si është kjo puna e humorit? I thash që duhet të dish një gjë, në humor ndonjëherë mund ti kesh të gjitha gjërat njësoj si ti dhe unë dhe ti qesh unë qaj’’,shprehet autori, ndërsa citon edhe një pjesë nga libri i tij për të shpjeguar më mirë konceptin e tij.

Cufoja dhe Bubi kacurrel është një ndër përrallat më të dashura për fëmijët. Shkrimtari i cili krijoi këto personazhe Gaqo Bushaka shprehet kështu për krijimin e këtyre personazheve:

‘’ Doja që të ishte një libër që vërtet të mësojnë dicka por edhe të qeshin. Ishte edhe një kohë e vështirë për shumë gjëra dhe kështu që fillova për ta bërë me këtë mendim. Dhe shumë vetë më pyesin se si e gjete këtë emrin Cufo, asgjë aty afër bënte treni Cuf Cuf Cuf dhe këtë e mora e vura titull. Mirëpo libri pati shumë sukses dhe unë punova katër vjet me ato 100 faqe’’ shprehet ndër të tjera ai për vështirësitë që ka shkrimi i librave për fëmijë.

Ndërsa sjell disa këshillë për të rinjtë në lidhje me librin.

‘’ Sido që të jetë puna libri nuk zëvendësohet, e ke në dorë dhe e përdor kur të duash, e merr në krevatë, e merr këtu, atje dhe kurdo Nga ana gjuhësore të lë mbresë më tepër, të fikson shkrimin shumë më tepër, domethënë e ndjenë atë bukurinë gjuhës’’ shprehet ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja