Ndotja e ajrit është radhitur ndër substancat më të dëmshme. Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetit, konfirmon zyrtarisht një lidhje me kancerin e mushkërive.
Smogu është një nga agjentët kancerogjenë - këtë e ka deklaruar Agjencia Kërkimore për Kancerin, agjenci e Organizatës Botërore të Shëndetit, duke i vendosur ndotësit e ajrit në grupin e parë, bashkë me substanca si amianti dhe benzeni.
Është hera e parë që Organizata Botërore e Shëndetit deklaron zyrtarisht që ndotja e atmosferës mund të shkaktojë kancer.
Ajri që ne thithim është i ndotur nga substance të ndryshme kancerogjene – ka shpjeguar Kurt Straif, i cili është marrë me krijimin e monografisë së Agjencisë Kërkimore për Kancerin.
Studimi i kësaj agjencie mbledh më shumë se një mijë kërkime të bëra mbi dëmet që sjell ndotja e ajrit në të gjithë botën, një analizë në të cilën janë regjistruar më shumë se 220 mijë raste vdekjesh në vitin 2010.
Edhe pse përbërja e atmosferës ndryshon nga zona në zonë, ekspertët thonë se konkluzionet janë të vlefshme për të gjithë botën.
Rezultatet e këtyre kërkimeve nuk kanë mundur të nxjerrin diçka konkrete për të kuptuar nëse një grup i veçantë, gra, burra, të rinj apo të moshuar, janë më të predispozuar për t`u prekur nga kjo sëmundje.
Por nga këta rezultate, ka dalë se sa më i madh të jetë ekspozimi, aq më shumë rritet mundësia për t`u sëmurur.
Në lidhje me këtë, Agjencia Kërkimore për Kancerin, ka deklaruar se po impenjohet sëbashku me Komisioni Europian, për të ulur limitet e vendosura me lig, për ndotjen atmosferike.
Redaksia online
(Elvana Bilali/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com